Sport
ZYRTARE: Llapi vazhdon me përforcime, transferon Maliqin dhe rikthen Jasharin
Demokracia
12:17 | 09 Qershor 2021

Share:

Klubi i Futbollit Llapi ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar të verës.

Llapjanët të mërkurën kanë prezantuar dy transferimet e radhës në “Zahir Pajaziti”, raporton Demokracia.com.

“Bardhekaltrit” nga Podujeva kanë transferuar ish-sulmuesin e Feronikelit, Adem Maliqin.

Maliqi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare që e mban atë në klubin e Llapit deri në vitin 2022.

“Adem Maliqi është përforcimi i radhës që i bashkohet Llapit për stinorin e ri dhe do të jetë forcë shtesë për skuadrën për ndeshjet evropiane. 23 vjeçari rikthehet në vendlindje duke nënshkruar kontratë 1 vjeçare me Llapin”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Ndërkohë, skuadra e drejtuar nga trajnerin, Tahir Batatina e ka rikthyer në ekip edhe Dardan Jasharin.

Ky i fundit sikurse Adem Maliqi, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Llapin.

“Dardan Jashari është rikthyer edhe një herë tjetër tek Llapi. Pas rikthimit në Superligë në edicionin 2015/16, Jashari tashmë rikthehet në objektiva tjera dhe me qëllim që ta ndihmoj skuadrën në garat evropiane. Kontrata e nënshkruar me Dardan Jasharin është 1 vjeçare”, kanë njoftuar KF Llapi në faqen zyrtare.

Krahas figurave të reja, Llapi ka larguar edhe disa futbollist kyç si Mentor Zhdrella e Ahmet Haliti. /Demokracia.com

Të ngjashme