Sport
Zyrtare: Leonit Abazi përforcon Ballkanin
Demokracia
20:28 | 02 Qershor 2022

Share:

Leonit Abazi, është prurja e re e skuadrës së Ballkanit, shkruan Demokracia.com.

Abazi që edicionin e kaluar ishte te Prishtina i është bashkuar skuadrës kampione të Kosovës, lëvizje kjo që po cilësohet si një “bum” në kampin e skuadrës portokalli.

Lajmi për transferimin e Abazit është bërë nga vet faqja e klubit.

Postimi i FC Ballkanit:

 Kampioni te kampionët.

Leonit Abazie forcoi krahun e majtë të ekipës tonë. Nga sot do të veshet portokalli!!?

Ai do jetë pjesë e klubit për 3vitet e ardhshme.

Abazi ka një karrierë të bujshme, duke qenë pjesë e skuadrave të mëdha si në Superiore ashtu edhe në Superligë, i cili edicionin e kaluar ishte te Prishtina.

Më parë, Abazi, ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtarës së Shqipërisë.

Na priftë e mbara Leonit, bashkë drejt shumë sukseseve të mëdha. /Demokracia.com

Të ngjashme