Sport
Zyrtare: Gjilani konfirmon dy afrime në formë të përkohshme dhe një largim
Demokracia
11:38 | 10 Korrik 2023

Share:

Gjilani ka njoftuar se kanë transferuar në formë të përkohshme Angjelo Tafan dhe Atdhe Rashitin nga Kukësi, derisa konfirmuan edhe largimin e Enea Koliçit te Ballkani.

Klubi gjilanas bëri të ditur se ata janë po ashtu duke u angazhuar për pjesën e udhëtimit për në Luksemburg për përballjen ndaj Progres Niederkorn në Ligën e Konferencës.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Gjilanit (pa ndërhyrje):

Sport Club Gjilani konfirmon ardhjet e përkohshme të futbollistëve Angjelo Tafas dhe Atdhe Rashiti nga radhët e Kukësit. Klubet kanë gjetur akordin për këtë marrëveshje dhe me këtë rast shprehim falenderimet më të sinqerta për bashkëpunimin e ofruar nga FK Kukësi.

Gjithashtu, konfirmojmë edhe arritjen e marrëveshjes me FC Ballkani për futbollistin Enea Koliçi, duke u dëshiruar njëherit shumë suksese në garat evropiane.

Të gjithë futbollistët e tjerë vazhdojnë të mbetur në lidhje kontraktuale me klubin dhe janë të regjistruar për ndeshjet kualifikuese në Ligën e Konferencës.

Klubi njofton se ekspedita kuq & bardh do të udhëtojë më datën 11 Korrik drejt Luksemburgut, me ç’rast do t’i zhvillojë dy seanca stërvitore para ndeshjes të datës 13 Korrik ndaj ekipit vendas Progres Niederkorn.

Për detajet e ndeshjes kthyese do ju njoftojmë me kohë.

Të ngjashme