Sport
Zyrtare: Futbollisti i Kosovës nënshkruan kontratë të re me klubin e madh gjerman
Demokracia
14:00 | 31 Mars 2022

Share:

Blendi Idrizi ka nënshkruar kontratë të re me klubin e madh gjerman, Schalke 04.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka nënshkruar kontratë edhe për dy vjet të tjera me klubin nga Gelsenkirchen, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman nëpërmjet një komunikate të lëshuar në uebfaqe.

“Me fillimin e fazës finale të sezonit, FC Schalke 04 mund të shpallë një tjetër vendim personeli në skuadrën profesioniste: mesfushori Blendi Idrizi ka vazhduar kontratën edhe me një vit dhe për këtë arsye do të mbajë fanellën mbretërore blu deri në vitin 2024”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Në lidhje me kontratën e re të “firmosur” është deklaruar edhe drejtori sportive, Ruven Schroder.

“Blendi është zhvilluar në mënyrë të shkëlqyer këtu te Schalke”, thekson drejtori sportiv Rouven Schroder.


“Përmes punës së tij në U23, ai tashmë e rekomandoi veten për detyra profesionale në Bundesligën e Parë dhe fitoi përvojë të rëndësishme në një fazë të vështirë të klubit, nga e cila tani po përfiton. Paraqitjet e tij të mira këtë sezon e kanë bërë atë një pjesë të rëndësishme të ekipit. Si klub, ne jemi të kënaqur që një tjetër lojtar nga Knappenschmiede ka mundur të vendoset në mesin e profesionistëve dhe po vazhdon në rrugën që kemi zgjedhur”.

Ndryshe, Schalke 04 aktualisht bën gara në Bundesliga II. /Demokracia.com/

Të ngjashme