Sport
Zyrtare: Futbollisti francez Anthony Monin prezantohet te Llapi
Demokracia
15:53 | 02 Shkurt 2021

Share:

Një lajm i mirë ka ardhur nga Llapi i cili ka arritur marrëveshje 2- vjeçare me qendërmbrojtësin francez, Anthony Monin, transmeton “Demokracia.com”.

Monin që nga dita e sotme është bashkuar me skuadrën, ndërsa është paraqitur për disa minuta edhe në ndeshjen kontrolluese ndaj Bashkimit.

“Anthony Monin është 24 vjeç, i lindur më 03.05.1996 në Besancon të Francës. Pozita e tij natyrale është qendërmbrojtës dhe ka bërë karrierë tek skuadrat e FC Vesoul, Caledonian Braves FC, Berëick Rangers FC U20 dhe së fundmi tek FC Vallorbe-Ballaigues.

Klubi ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e futbollistit para arritjes në Kosovë dhe Anthony Monin ka të drejtë loje që nga ndeshja e parë për Kupë, ndaj Ballkanit që pritet të zhvillohet më 10 shkurt”, thuhet në njoftimin  e FC Llapit. /Demokracia.com

Të ngjashme