Sport
Zyrtare: Enis Bardhi, lojtar i ri i Trabzonspor
Demokracia
15:18 | 12 Gusht 2022

Share:

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi ka nënshkruar me kampionin e Superligës së Turqisë, Trabzonspor, pasi ka kompletuar transferimin nga Levante.

Pas një karriere të bujshme në La Liga me Levanten, Enis Bardhi do të vazhdojë karrierën në futbollin turk.

27-vjeçari i lindur në Shkup ka nënshkruar sot (e enjte) me Trabzonspor një kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Transferimi i Bardhit thuhet se i ka kushtuar kampionit turk tre milionë euro, ndërsa lojtari do ta mbajë veshur fanellën me numër 29.

Njoftimi i transferimit të mesfushorit me tipare sulmuese është konfirmuar nga vet faqet zyrtare të Trabzonsporit.

“Mirësevini në shtëpinë e re Enis Bardhi”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

Bardhi thuhet se do të fitojë 1.3 milionë euro në sezon. /Demokracia.com

Të ngjashme