Sport
Zyrtare: Bayern Munich nënshkruan kontratë profesionale me lojtarin nga Kosova
Demokracia
16:12 | 17 Janar 2023

Share:

Arijon Ibrahimoviq ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Bayern Munich.

17 vjeçari ka nënshkruar kontratë me bavarezët deri në vitin 2025.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi vazhduar kontratën me Ari Ibrahimoviq. Ai është zhvilluar shumë mirë me ne dhe tani do të jetë pjesë e skuadrës sonë të parë” ka thënë drejtori Salihamidzic.

“Jam shumë krenar dhe falënderues. Është një ëndërr e realizuar për mua. Mezi po pres hapat e ardhshëm në FC Bayern”, ka thënë kosovari për faqen zyrtare të klubit.

Ibrahimoviq erdhi në Bayern nga Nurnberg para 4 viteve./Demokracia.com/

Të ngjashme