Sport
Zyrtare: Ballkani nënshkruan me mesfushorin Vesel Limaj
Demokracia
15:45 | 08 Korrik 2023

Share:

Ballkani ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Vesel Limaj, i cili në sezonin e fundit luajti në Rumani te FC Hermannstadt.

Kampioni i Kosovës ka vazhduar me përforcime para ndeshjeve evropiane dhe nisjes së sezonit të ri në Superligë.

Therandasit gjatë ditës së sotme kanë zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të njohur Vesel Limaj, i cili ka fituar çdo trofe në Superligën e Shqipërisë.

Limaj në sezonin e fundit luajti në Superligën e Rumanisë te skuadra e FC Hermannstadt, ndërsa Ballkani thuhet se ka paguar për kartonin e tij.

Postimi pa ndërhyrje i Ballkanit

Edhe një kampion i bashkohet shtëpisë së kampionëve

Kemi kënaqësinë që t’u bëjmë me dije se mesfusha jonë është përforcuar me Vesel Limaj, kampion me Tiranën në Superioren e Shqipërisë e fitues i Superkupës, si dhe triumfues me Kukësin në Kupën e Shqipërisë.

Limaj vjen në Suharekë nga Rumania, ku mbrojti ngjyrat e FC Hermannstadt.

Mirë se vjen në shtëpinë tuaj Vesel Limaj

Të ngjashme