Sport
Zurichu e nis me fitore të pastër edicionin e ri në Zvicër, Aliti e Kryeziu regjistrojnë 90 minuta në fushë
Demokracia
18:31 | 25 Korrik 2021

Share:

Elita e futbollit zviceran ka startuar këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së parë.

Skuadra e Zurichut e ka nisur me fitore këtë edicion duke triumfuar në udhëtim te Lugano me rezultat të pastër 0-2, shkruan Demokracia.com.

Dy golat që i dhanë tri pikë skuadrës u shënuan në fraksionin e parë të lojës.

Në këtë fitore kontribut për Zurichun dhanë edhe dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti e Hekuran Kryeziu.

Vlen të theksohet se mesfushori Kryeziu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 79-të. /Demokracia.com

Të ngjashme