Lajme
ZRrE thotë se s`ka ngritje të çmimit të rrymës: Po aplikohen çmimet e vendosura më 30 mars 2023
Demokracia
15:09 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka reaguar ndaj shqetësimeve të qytetarëve për ngritje të çmimit të rrymës.

ZRrE ka bërë me dije se nuk ka ngritje të re të çmimit të rrymës.

Sipas këtij institucioni, çmimet janë duke u aplikuar sipas vendimit të marr me datë 30 mars të këtij viti.

Çmimet e energjisë elektrike janë duke u aplikuar në te gjitha faturat e energjisë elektrike për energjinë e konsumuar sipas çmimeve te vendosura me datë 30 mars 2023 përmes vendimit V_1713_2023 nga Zyra e Rregullatorit për Energji, rrjedhimisht nuk ka ngritje të çmimit”, është thënë në një përgjigje të ZRrE-së për teve1.info.

Të ngjashme