Lajme
Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, në mesin e Zonjave të Para në Nju Jork
Demokracia
10:23 | 18 Shtator 2023

Share:

Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, nuk po lë rast pa shfrytëzuar për të vizituar shtete të ndryshme të botës.

Prezenca e tij në ngjarje ku është e ftuar edhe presidentja Osmani është e shpeshtë. Së fundmi, ai ishte në vizitën zyrtare në Shqipëri të Presidentes së Kosovës dhe para disa kohësh, Osmani e kishte marrë “princin” me vete edhe në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, shkruan Demokracia.com.

Presidentja e merr “princin” me veti në varrimin e mbretëreshës Elizabeth II

Sadriu, që me veprimet e tij ka treguar se është shumë i fiksuar pas posteve, përveç që do t’i kushtojë mijëra euro buxhetit të varfër të Kosovës, ai do ta lë “keq” për pak ditën ambasadën e Kosovës në Shkup, ku po insiston që nuk i ka skaduar mandati, për të qëndruar në ShBA.

Njoftimi zyrtar:

Osmani niset për në SHBA, merr me vete edhe Prindonin

Zyrtarisht ende nuk është qartësuar çështja e mandatit të diplomatit Sadriu në Shkup. Ai e ka interpretuar vetë ligjin, edhe pse këtë do të duhej ta bënte Ministria e Punëve të Jashtme.

Shteti dorëzohet | Burri i presidentes e interpreton vetë ligjin, MPJ hesht për mandatin e diplomatit Sadriu

Deri më tani, Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, ka dështuar të tregojë se është një zotëri i vërtetë. Ai ka qenë shumë i pasjellshëm dhe i ashpër ndaj mediave në Kosovë, duke i sulmuar brutalisht ato. Kjo kishte ngjallur edhe reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

AGK-ja dënon sulmet e bashkëshortit të Presidentes Osmani ndaj gazetarëve

 

Edhe zyra e BE-së kundër gjuhës së Prindon Sadriut: Mediat janë thelbësore për llogaridhënien e pushtetit

 

Zotëria i Parë, i cili është edhe rezervist i Ushtrisë së Kosovës, në disa aktivitete zyrtare ka abuzuar duke e veshur uniformën, edhe pse kjo është e ndaluar me rregullat në fuqi për funksionimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pavarësisht kësaj, asnjë masë nuk është marrë ndaj tij. /Demokracia.com/

“Zotriu i parë” abuzoi me uniformën, rezervistët vetëm pas thirrjes për mobilizim mund t’i veshin uniformat ushtarake

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024