Lajme
Zogaj – Qeverisë: Nuk ka asnjë aventurë “patriotike” në veri që ua mbulon dështimet në pjesët tjera të Kosovës
Demokracia
19:05 | 08 Shtator 2022

Share:

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar pas situatës së krijuar së fundi në Kosovë, ku fajin kryesor sipas tij e ka qeveria Kurti.

Zogaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se  “aventurat ‘patriotike’ ne veri nuk mund t’i mbulojnë dështimet në pjesët tjera të Kosovës”.

E gjitha kjo vije pasi ministri Sveçla gjatë ditës së sotme tha se “për herë të parë që nga paslufta, nisën patrullimet në Liqenin e Ujmanit”.

Zogaj ka përmendur edhe situatën me shkolla, ku nxënësit tash e 7 ditë nuk kanë filluar mësimin për shkak të grevës.

“Shkoni edhe në klasa me një fëmijë të marruar peng dhe dilni ne foto të buzëqeshur, por grevën në arsim e keni qe 15 ditë rresht. Inskenoni çkado, por ama qindra e mijëra fëmijë të Kosovës nuk shkojnë në shkollë qe 7 ditë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Zogajt, pa ndërhyrje:

Ju beni filma ne Ujman, merrni edhe drona me vete, i kemi pare edhe me heret keto aventura. Shkoni edhe ne klasa me nje femije te marrur peng dhe dilni ne foto te buzeqeshur, por greven ne arsim e keni qe 15 dite rresht. Inskenoni ckado, por ama qindra e mijera femije te Kosoves nuk shkojne ne shkolle qe 7 dite. Nuk ka asnje aventure ‘patriotike” ne veri qe ua mbulon deshtimet ne pjeset tjera te Kosoves.

Të ngjashme