Lajme
Zjarri në Lipjan, një zjarrfikës kërkon ndihmën mjekësore
Demokracia
21:01 | 21 Shtator 2023

Share:

Një zjarr i madhë i ka pëfshirë dy objekte e dy serra në Lipjan.

Në vendin e ngjarjes gjenden zjarrfikësit e policia, shkruan Demokracia.com

Si pasoj e tymit, një zjarrfikës ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Në lidhje me këtë rast, Demokracia.com ka kontaktuar me zëdhënesen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila dha detaje.

RAPORTI I POLICISË PËR KËTË RAST:

Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në  Lipjan.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, nga zjarri janë përfshirë dy objekte ( një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore) si dhe dy serra.

Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin.

Për shkak të tymit, tretman mjekësor ka pranuar një zjarrfikës.

Aktualisht ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për lokalizimin e zjarrit.

Të ngjashme