Lajme
Zjarri në ELKOS në Pejë, policia thotë se ende nuk dihen shkaktarët
Demokracia
10:14 | 26 Mars 2023

Share:

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë sërish detaje lidhur me zjarrin që përfshiu qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë.

Sipas të dhënave nga policia thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 08:40 dhe se ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri te shpërthimi i zjarrit.

“ZJARRVËNIE/Pejë 25.03.2023 – 08:40. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur një objekt afarist. Përveç dëmeve materiale gjatë tentimit për ta lokalizuar zjarrin kanë pësuar lëndime trupore shtatë persona të cilët janë helmuar nga tymi dhe të njëjtit kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka thënë më tej se rasti vazhdon të mbetet në hetime./Demokracia.com/

 

Të ngjashme