Lajme
Zjarret pyjore në vend alarmante, Ahmeti: Institucionet të marrin masat e duhura
Demokracia
13:04 | 26 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti ka thënë se zjarret pyjore në vend janë alarmante dhe institucionet duhet të marrin masat e duhura.

Ahmeti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se  këto zjarre që, sipas tij, në masë të madhe janë zjarrvënie të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia, po shkaktojnë dëme tepër të mëdha duke djegur mijëra hektarë me pyje, përcjell Demokracia.com.

“Lajmet nga tereni për zjarret e shumta fushore dhe pyjore, që po ndodhin në anë të ndryshme të Kosovës, janë me të vërtetë alarmante. Këto zjarre që në masë të madhe janë zjarrvënie të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia, po shkaktojnë dëme tepër të mëdha duke djegur mijëra hektarë me pyje”, ka shkruar ai.

Më tej Ahmeti ka thënë se organet e rendit në Kosovë, duhet të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të ndalohet kjo dukuri e zjarrvënieve.

“Organet e rendit në Kosovë, duhet të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të ndalohet kjo dukuri e zjarrvënieve të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm, dhe të njëjtit të marrin ndëshkimet e duhura ligjore. Sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, inicimi i qëllimshëm i zjarrit që është me rrezik të përgjithshëm, është vepër penale dhe mund të sanksionohet edhe me burgim”, përfundon Ahmeti./Demokracia.com/

Të ngjashme