Lajme
Takim O’Brien, Escobar, Lajçak: Koordinuam strategjitë për t’a çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog
Demokracia
22:27 | 08 Maj 2024

Share:

James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë në Dialog.

Ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit për Evropën dhe çështjet euroaziatike, tha se SHBA e mbështet fuqishëm Dialogun Kosovë-Serbi, si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive mes dy vendeve.

“Diskutime të rëndësishme me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e BE-së Miroslav Lajcak sot. Ne koordinuam strategjitë për të çuar Kosovën dhe Serbinë përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. SHBA-ja mbështet fuqishëm Dialogun si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive”, tha ai, transmeton Express.

 

 

Të ngjashme