Lajme
Zjarret në Prishtinë, Rama thirrje qytetarëve: Mos e ndezni barin e thatë
Demokracia
22:29 | 22 Tetor 2023

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po bëhet punë e palodhshme për shuarjen e zjarreve të ndezura në fusha, në zona të ndryshme të Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e ndezin barin e thatë.

“Punë të palodhshme janë duke bërë Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë bashkë me Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca me në krye drejtorin, Lulzim Fushtica, duke u kujdesur që të shuajnë zjarret e ndezura në fusha në zona të ndryshme të Kryeqytetit”.

“Ju lutemi qytetarë të keni kujdes, MOS E NDEZNI BARIN E THATË, MOS I DIGJNI HAMULLORET sepse rrezikoni jetë, rrezikoni gjallesat në natyrë, mund të digjni shtëpi”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme