Sport
“Zhduku Agnelli”, tifozët e Juventusit me mesazh kundër presidentit të klubit
Demokracia
13:59 | 13 Tetor 2022

Share:

Dy humbjet e fundit të Juventisit, ndaj Milanit në Serie A dhe Maccabit në Champions, kanë rënduar shumë.

Të gjithë kanë përfunduar në bankën e të akuzuarve, duke nisur nga Andrea Agnelli, Max Allegri, drejtuesit, por edhe lojtarët, të cilët po shfaqin një rendiment skandaloz në fushën e blertë.

Një nga tifogrupet kryesore që mbështet rekordmenët e futbollit italian (Viking), kanë shpalosur disa banderola në muret e stadiumit, aty ku sulmojnë ashpër presidentin Agnelli dhe i dalin në mbrojtje trajnerit Allegri.

“Agnelli, zhduku”, lexohet në njërën pankartë, teksa tjetra është pro teknikut livornez: “Allegri, mos e jep kurrë dorëheqjen!!! Ata që luftojnë kundër…nuk janë të denjë për këtë fanellë”. Një qëndrim i qartë kundër kreut të klubit dhe lojtarëve, dhe në mbështetje të Allegrit.

Në fundjavë luhet derbi i qytetit ndaj Torinos. Viking do të jenë si gjithmonë në mbështetje të ekipit të zemrës, ndërkohë që karikojnë Juventusin me shkrimin: “Derbi është jetë për ne. Mercenarë, fitojeni këtë dreq ndeshjeje”.

Të ngjashme