Lajme
Zhduken që katër ditë dy vajza në Prishtinë
Demokracia
10:10 | 16 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy vajza janë zhdukur në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh thuhet se në dy raste të ndara, dy vajza janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe që nga dita e enjte nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Raporti i Policisë së Kosovës:

PERSON I ZHDUKUR/ Prishtinë 13-14.04.2023 – 21:00-04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj nuk gjendet në shtëpi prej datës së lartcekur. Sipas ankueses deri me tani nuk kanë njohuri se ku mundet me qenë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe vazhdon në procedurë hetimore.

PERSON I ZHDUKUR/ Prishtinë 13.04.2023 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Ankuesi ka komunikuar me të përmes rrjeteve sociale ajo ka thënë e është mire por nuk ka treguar vendndodhjen. Rasti në procedurë hetimore.

Të ngjashme