Lajme
Zhduken dy fëmijë në Ferizaj
Demokracia
09:42 | 03 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një nënë ka raportuar që dy fëmijët e saj janë zhdukur.

Në raportin 24 orësh thuhet se ankuesja ka raportuar se dy meshkuj kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

“PERSON I ZHDUKUR/Rr. Bajram e Gursel Sylejmani, Ferizaj 02.06.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy fëmijët e saj, viktimat meshkuj  kosovarë kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com

Të ngjashme