Sport
Zhbllokohen shifrat në takimin Prishtina – Llapi, kjo skuadër kalon në avantazh
Demokracia
14:42 | 07 Prill 2022

Share:

Prishtina ka arritur të kalojë në avantazh në ndeshjen gjysmëfinale kundër Llapit.

Kampionët në fuqi të Kosovës kanë realizuar në minutën e 36-të të takimit me golashënues, Gledi Micin, raporton Demokracia.com.

Mbrojtësi i krahut u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kjo është ndeshja e parë mes dy rivalëve rajonal në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Përballja e kthimit luhet një javë më vonë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. /Demokracia.com/

Të ngjashme