Lajme
Zgjedhjet, voton Lulzim Basha: Sot rinisim një ringritje të PD-së
Demokracia
11:49 | 29 Korrik 2023

Share:

Lulzim Basha, i cili garon sot për kreun e ri të PD-së, ka hedhur votën e tij në zyrat e degës nr.8.

Basha i falënderoi votuesit ndërsa tha se sot demokratët nisin fazën e ringritjes së Partisë Demokratike.

“Dua të shpreh mirënjohje ndaj demokratëve që i janë drejtuar kutive të votimeve. Jemi përballur me sfida si askush, sepse ata mijëra demokratë kanë përballuar sulme më të padenja, me padrejtësia të mëdha, por qëndrojnë jo për fatet e tyre personale, por për kauzat dhe vlerat që e bashkojnë këtë familje demokratike në shërbim të shqiptarëve. Përmes votës së tyre të rinisim një ringritje të PD”, tha ai.

Deri në orën 10:00 kur votoi dhe kundërshtari i Bashës, pjesëmarrja ka qenë e ulët. Pas votimit Gjergj Hani ftoi demokratët të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor.

Numri i anëtarëve që pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit është reduktuar në më pak se 1/3 krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2021 në PD, nga rreth 75 mijë anëtarë demokratë, në 25 mijë.

Të ngjashme