Lajme
Zgjedhjet në veri| KQZ mban mbledhje sot, ky është rendi i ditës
Demokracia
08:54 | 22 Prill 2023

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbahet mbledhja e radhës duke filluar nga ora 11:00.

Zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes do të shqyrtohet miratimi i Planit operacional për ditën e zgjedhjeve që do të zhvillohen të dielën në veri të vendit.

Po ashtu pritet shqyrtimi dhe miratimi i Ekipeve Mobile për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.

RENDI I DITËS:

1.      Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2.      Aktivitetet e SKQZ-së

3.      Raportet e Këshillave të KQZ-së

·      Këshilli për Operacione Zgjedhore

Shqyrtimi dhe miratimi i Planit operacional për ditën e zgjedhjeve, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq,

​​Shqyrtimi dhe miratimi plotësimeve të përbërjes së KVV-ve, për komunën e Leposaviqit dhe plotësimin me anëtar rezervë të KVV-ve për Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.

Shqyrtimi dhe miratimi i Ekipeve Mobile për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut

4.      Të ndryshme

Të ngjashme