Lajme
Zemaj thotë se mbi 33 mijë doza të vaksinave COVAX do të vijnë në Kosovë gjatë marsit
Demokracia
21:03 | 09 Mars 2021

Share:

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se mbi 33 mijë doza të vaksinave do të vijnë në Kosovë gjatë muajit mars.

Zemaj thotë se 33 mijë e 600 doza të vaksinave të kompanisë COVAX do të vijnë në Kosovë gjatë muajit mars.

“Gjatë muajit mars vijnë 33 mijë e 600 doza të vaksinave të COVAX-it”, tha Zemaj në Kanal10.

Ministri në detyrë po ashtu thotë se pasi gjendja në Kosovë u vlerësua si stabile, kjo është arsyeja pse vaksinat janë vonuar deri tash.

“Arsyetimi ka qenë që Kosova e ka gjendjen stabile”, tha Zemaj.

Të ngjashme