Lajme
Zemaj për arritjen e marrëveshjes për targat: Do të thoshim se është dorëzim
Demokracia
23:48 | 15 Nëntor 2022

Share:

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se nëse pranohet shtyrja e zbatimit të vendimit për targat, atëherë LDK-ja do ta shihte këtë veprim të Qeverisë si një reflektim.

Në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7, Zemaj tha se për hir të interesave të vendit, do të duhej ta gjykonim si një reflektim të presidentes, kryeministrit e kryekuvendarit.

“Ne shumë lehtë do ta thoshim se është dorëzim, por do ta pranonim si reflektim. Do të ishte për hir të interesave të vendit, interesave nacionale, do ta shihnim si reflektim, kështu do të duhej ta gjykonim”, tha Zemaj,

“Sjellja jonë është parimore, ashtu siç na takon, së paku si LDK. Ne e quajmë reflektim të të gjitha institucioneve, presidentit, kryeministrit dhe kryekuvendari”, tha ai.

Të ngjashme