Lajme
Zemaj: Do të marrim hapa për rrëzimin e Qeverisë nëse cenohet shtetësia
Demokracia
21:49 | 17 Maj 2023

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se në pamundësi për ta rrëzuar Qeverinë Kurti përmes numrave në Kuvend do të përdorin metoda tjera opozitare për rrëzimin e qeverisë, nëse cenohet shtetësia.

Ai ka thënë se paaftësia e kësaj qeverie po i kushton të gjithëve.

“Por do të gjejmë forma të ndryshme nëse cenohet shtetësia e Republikës së Kosovës. Do të përdorim metoda tjera opozitare si të padëgjueshmërisë në Kuvendi, siç e kemi tani rastin për të hyrat e komunave. Ne kemi problem me paaftësinë qeverisëse, kjo po na kushton të gjithëve…. Brenda mekanizmave kushtetues e ligjor do të gjejmë forma”, tha në Tëvë 1.

Zemaj ka thënë se është “herët të flitet nëse do të hynin në një koalicion qeverisës me Vetëvendosjen”.

Ai tha se LDK synon të dal e para dhe se janë në hartim të programit qeverisë.

Të ngjashme