Lajme
Zelenskyn e vizitojnë në Kiev, kryeministrja e Danimarkës dhe ai Spanjoll
Demokracia
09:30 | 21 Prill 2022

Share:

Kryeministri i Spanjës dhe ajo e Danimarkës këtë të enjte do të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tashmë ka mbërritur në Kiev, për ta takuar liderin e vendit, Volodymyr Zelensky.

Sanchezit pritet t’i bashkohet edhe homologia e tij daneze, Mette Frederiksen, për të cilën nuk ka informacione të sakta nëse ka mbërritur akoma në Kiev, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Palët do të flasin për mbështetjen e mëtejshme për popullin ukrainas dhe mundësinë e ndjekjes penale të krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut, thuhet në një deklaratë nga kryeministria daneze.

Të ngjashme