Lajme
Zelensky: Ushtria ruse ka përjetuar humbjet më të mëdha në dekada
Demokracia
13:42 | 12 Mars 2022

Share:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sapo ka publikuar një video-adresim të ri drejtuar kombit në mediat sociale tha se ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha.

Zelensky thotë se ushtria ruse ka pësuar humbjet e saj më të mëdha në dekada – duke pretenduar se 31 grupe taktike të batalioneve ruse tani janë bërë të paaftë për të luftuar, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

Ai ka kërkuar po ashtu edhe lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Melitopolit, i cili thuhet se është rrëmbyer nga forcat ruse, duke thënë se këtë e ka diskutuar me liderët francezë dhe gjermanë.

Zelensky gjithashtu thotë se Ukraina po punon me Komisionin Evropian për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE./Demokracia.com/

Të ngjashme