Lajme
Zelensky thotë se Rusia duhet të ndalohet nga destabilizimi i Moldavisë
Demokracia
12:04 | 25 Shkurt 2023

Share:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Rusia do të vazhdojë të përpiqet të destabilizojë Moldavinë dhe se përpjekjet e Moskës duhet të ndalen me “më shumë armë” dhe “më shumë sanksione”.

Komentet e tij erdhën pasi Rusia u përpoq të ndryshonte narrativën gjatë ditës së premte, duke pretenduar se Kievi po provokonte tensione në kufirin e saj jugor dhe jo Moska.

I pari i shtetit ukrainas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë një fjalimi që mbajti me rastin e përvjetorit të parë të pushtimit të Rusisë në Ukrainë, raporton cnn.

Zelensky tha se qeveria e tij respekton integritetin territorial të Moldavisë dhe se Transnistria – një copë toke ku Rusia ka dërguar të ashtuquajtura forca paqeruajtëse për të mbështetur separatistët pro Moskë – është territor i ligjshëm i shtetit moldav.

Zelensky tha se Rusia po kryen një “luftë hibride dhe informacionesh” në Moldavi.

“Putinit i duhen sukseset dhe fitoret për justifikim. Por nuk do të ketë fitore në Ukrainë. Prandaj, ai po kërkon suksese aty ku ka pika të dobëta”, tha ai.

“Unë mendoj se është e rëndësishme që këto përpjekje të ndalen me më shumë armë, më shumë sanksione”, shtoi Zelensky.

Ndryshe, rajoni pro-rus i Transnistria mundëson kontrollin dhe balancimin e ndikimit në këtë zonë. Megjithëse tensionet kanë qenë të pranishme që nga fillimi i krizës ukrainase, një transferim i mundshëm i luftës në Transnistria vështirë se do të kontribuonte në ndonjë vendosje të dominimit ushtarak në kontekstin e Federatës Ruse.

Është e pamundur të krijohet një korridor tokësor dhe çdo lëshim rakete rrezikon që konflikti të përhapet në territorin e vendeve fqinje që janë gjithashtu anëtarë të NATO-s.

Të ngjashme