Lajme
Zelensky: Shtatë avionë luftarakë rusë u rrëzuan brenda një jave
Demokracia
21:02 | 21 Shkurt 2024

Share:

“Forcat ukrainase kanë rrëzuar shtatë avionë luftarakë rusë brenda një jave.”

Kështu u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan Sky News.

Në një video të postuar në rrjetin social X, presidenti ukrainas falënderoi forcat ajrore për “precizitetin” e saj në rrëzimin e avionit Su.

“Një nga qëllimet kryesore të shtetit tonë këtë vit është të mbrojë qiellin dhe pozicionet tona të vijës së parë nga sulmet ajrore dhe raketore ruse”, theksoi Zelensky.

Të ngjashme