Lajme
Zelensky: Rreth 21 mijë mercenarë të “Wagner” janë vrarë në Ukrainë
Demokracia
12:46 | 02 Korrik 2023

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se të paktën 21 mijë mercenarë të grupit ushtarak “Wagner” janë vrarë, në Ukrainë.

Udhëheqësi ukrainas ka thënë kompania private ushtarake kishte pësuar “humbje të mëdha”, veçanërisht në Ukrainën lindore ku “grupi i saj më i fuqishëm” po luftonte.

“Trupat tona vranë 21,000 pjesëtarë të ‘Wagner’ vetëm në Ukrainën lindore”, ka thënë Zelensky në Kiev të shtunën në një konferencë për media, duke shtuar se 80,000 luftëtarë të tjerë të “Wagner” ishin plagosur.

“Këto ishin humbje të mëdha për ‘Wagner’… Ne duhet të përfitojmë nga kjo situatë për të larguar armikun nga toka jonë. Ata po e humbin luftën. Ata nuk kanë më fitore në fushën e betejës në Ukrainë, dhe kështu ata kanë filluar të kërkojnë dikë për të fajësuar”, ka thënë Zelenesky, shkruan CNN.

Të ngjashme