Lajme
Zelensky pas takimit me senatorët amerikanë në Kiev: Armëpushimi rus është manipulim
Demokracia
23:57 | 06 Janar 2023

Share:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u takua të premten në Kiev me kryetarin e Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Shërbimet e Armatosura, Jack Reed dhe një anëtar të këtij Komiteti, Senatorin Angus King.

Gjatë takimit, ai tha se propozimi rus për një “armëpushim” 36-orësh është një “manipulim me të cilin agresori përpiqet të fshehë planet dhe synimet e vërteta ushtarake”.

Pas takimit në një konferencë për gazetarët, Reed tha se sakrifica ukrainasve ka frymëzuar botën dhe “se ata po luftojnë për të gjithë ne”.

Ai tha se njoftimi i presidentit amerikan, Joe Biden për mbështetje shtesë ushtarake, të tilla si mjetet luftarake Bradley, do t’u japë forcave ukrainase “aftësinë për të thyer vijën e frontit, për të shfrytëzuar atë përparim dhe për të vazhduar – ne shpresojmë që – të dëbojnë rusët nga territori ukrainas”.

Reklama

I pyetur nga CNN nëse dërgimi i “Bradley Fighting Vehicles” do t’i hapte derën SHBA-së për dërgimin e tankeve M-1 Abrams, Reed tha se nuk kishte asnjë lidhje.

Ai tha se është gjithmonë i shqetësuar për rezervat amerikane të armëve dhe pajisjeve gjersa i takon Pentagonit të vendosë se çfarë do të dërgojë në shtetin ukrainas.

Ndryshe, Zelensky muajin e kaluar ka vizituar Shtëpinë e Bardhë, ku është takuar me homologun amerikan dhe më pas ka mbajtur një fjalim në Kongresin amerikan.

Të ngjashme