Lajme
Zelensky nominohet për Çmimin Nobel për Paqe
Demokracia
17:36 | 17 Mars 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe populli ukrainas janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, shkruan Demokracia.com.

Këtë e ka bërë të ditur Grupi i Lartë Punues i Çmimit Nobel.

“Ukrainasit trima po luftojnë për të ruajtur demokracinë dhe vetëqeverisjen. Nga sfida e presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike Volodymyr Zelensky tek një burrë me lot në sy duke i thënë lamtumirë familjes së tij për të luftuar për vendin e tij, njerëzit në mbarë Ukrainën po ngrihen për t’i rezistuar forcat e autoritarizmit. Fjalët tona të dhembshurisë dhe mbështetjes vështirë se mund të justifikojnë sakrificat që ata bëjnë për parimet e të drejtave të njeriut dhe paqes,” thuhet në letrën e përbashkët. /Demokracia.com/

Të ngjashme