Lajme
Konfiskimi i armëve në Zveçan: Armatimi dyshohet se ka mbetur nga sulmi i Banjskës, një person po intervistohet
Demokracia
21:15 | 14 Maj 2024

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e Përgjithsëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë bërë të ditur për sasinë e armatimit që u kap në Zveçan nga ana e Rudarës. Sipas tyre, në këtë sasi të armatimit u gjetën edhe uniforma të ushtrisë së Serbisë, shok-bomba, eksplozivë dhe 1 mijë e 588 municione apo fishekë. Çka dihet?

Drejtori i Policisë së Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, të mbajtur ne stacionin në Mitrovicën Veriore, ka thënë se armatimi u kap në në rrethinën e Zveçanit në afërsi të Urës së Hekurt nga ana e Rudarës.

Gjithashtu, Hoxha ka thënë se është ndaluar një person ish-zyrtar i policisë për intervistim, si i dyshuar pasi armatimi është gjetur në afërsi të shtëpisë së tij.

Ai ka thënë se informacioni është siguruar nga qytetarët dhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

“Stacioni policor i Zveçanit, nga informacionet e pranuara dhe nga AKI ka kryer një bastisje në rrethinën e Zveçanit në afërsi të Urës së Hekurt. Aty është gjetur armatim, pajisje ushtarake, eksploziv, shok-bomba, të cilat dyshohet se janë lënë atje me qëllim të sulmit ndaj inistitucioneve të sigurisë së Kosovës dhe krijimit të pasigurisë dhe krijimit të një situatë të pazakontë të sigurisë në këtë pjesë.” – ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se janë gjetur edhe uniforma të ushtrisë serbe e uniforma të Policisë së Kosovës, teksa dyshohet se armatimi ka mbetur sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.

“1 mijë e 588 municione apo fishekë, 10 armë të gjata, 6AK 47, mitrolozë, 62 shok-bomba, eksploziv, dylbi, radiolidhje, shurdhues, karikatorë të mbushur e të zbrazët, maska, antiplumb, unifromë e ushtrisë serbe dhe 10 uniforma të Policisë së Kosovës, pajisje për dronë, etj.” – ka thënë ai.

Në anë tjetër, ministri Sveçla ka bërë të ditur se armatimi i kapur të martën në Zveçan, i takon grupit terrorist që kishin planfikuar të sulmojnë institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se ky armatim tregon përfshirjen e Serbisë në destabilizimin e Kosovës

“Të gjithë këto i takonin grupeve terroriste serbe, të cilat kishin planifikuar që me këto ti sulmojnë institucionet e Kosovës. Kjo është edhe një përfshirje e shtetit serbë në destabilizimin Kosovës.” – ka thënë ai.

Sveçla pati një mesazh për ata që cënojnë rendin kushtetues të vendit.

“Ata që cënojnë rendin kushtetues dhe shkelin ligjin herët a vonë të gjithë do të vijnë para drejtësisë dhe do të dënohen bazuar në veprat që i kanë shkaktuar apo planifikuar për t’i shkaktuar në cënim të sigurisë së Republikës së Kosovës.” – ka thënë ai.

Nuk është hera e parë që Policia e Kosovës gjen sasi të madhe të armatimit në pjesën veriore të vendit.

Të ngjashme