Lajme
Zelensky: Mungesa e unitetit për anëtarësimin e Suedisë dhe Ukrainës në NATO kërcënon aleancën
Demokracia
18:44 | 07 Korrik 2023

Share:

Mungesa e unitetit midis anëtarëve të NATO-s për pranimin e Suedisë dhe Ukrainës po kërcënon fuqinë e aleancës së udhëhequr nga SHBA-ja, thotë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton CNN.

“Ne presim unitet nga Aleanca e NATO-s. Forca e NATO-s është në unitet”, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp në Bratislavë, Sllovaki.

“Është shumë e rëndësishme që shtetet e NATO-s të dinë se janë të mbrojtura. Dhe përmes unitetit, ata ndihen të mbrojtur. Dhe mendoj se ka ende një pyetje për Suedinë, një pyetje nëse duhet apo jo të ftohet Ukraina, mendoj se i mungon uniteti. Dhe unë mendoj se kjo kërcënon fuqinë e aleancës së NATO-s”, tha ai.

Të ngjashme