Lajme
Zelensky i drejtohet Kongresit amerikan, kongresistët ngritën në këmbë dhe e duartrokasin
Demokracia
14:45 | 16 Mars 2022

Share:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky hapi fjalimin e tij në Kongresin Amerikan, duke vlerësuar guximin e popullit ukrainas dhe duke thënë se fati i vendit të tij po vendoset pikërisht tani – në mes të pushtimit rus, transmeton Demokracia.com.

Në prag të fjalimit të tij, ai u prit me duartrokitje nga deputetët amerikanë.

“Kryeqyteti Kiev është nën sulme me raketa dhe ajrore nga trupat ruse çdo ditë. Por ai nuk po dorëzohet. Ukraina është në luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Zelensky.

“Unë kam nderin t’ju përshëndes në emër të popullit ukrainas, një popull trim dhe liridashës që i ka rezistuar agresionit për tetë vjet. Fati i vendit tonë aktualisht është duke u vendosur. Fati i popullit tonë ku ukrainasit do të kenë vullnet të lirë të jenë në gjendje të ruajnë demokracinë e tyre. Rusia nuk na ka sulmuar vetëm neve, jo vetëm vendin tonë, qytetet tona, por ka nisur një ofensivë brutale kundër vlerave tona”, tha ai. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme