Lajme
Zelensky ‘dorëzon’ Krimenë në Rusi: Më mirë një zgjidhje politike se ushtarake
Demokracia
17:14 | 28 Gusht 2023

Share:

Është “e parapëlqyer dhe e mundur të negociohet një zgjidhje politike për Krimenë”, e aneksuar nga Rusia në vitin 2014, në vend që t’i rikthehet Ukrainës me anë të forcës ushtarake.

Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për transmetuesin “1+1”.

“Kur të arrijmë në kufijtë administrativë të Krimesë, mendoj se është e mundur të detyrojmë politikisht çmilitarizimin e Rusisë në territorin e gadishullit”, shtoi Zelenski.

Më herët, Kievi vazhdimisht ka thënë se planifikon të rimarrë kontrollin e Krimesë dhe po ashtu ka sulmuar urën në Krime, e cila është një prej projekteve kryesore të prezantuara nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Para disa ditësh, forcat e mbrojtjes ajrore të Rusisë kanë rrëzuar dy raketa ukrainase mbi urën që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë, tha një zyrtar më 12 gusht.

“Forcat e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar dy raketa të armikut mbi Ngushticën Kërç. Ura e Krimesë nuk është dëmtuar”, tha Sergei Aksyonov, guvernator i instaluar nga Rusia në Gadishullin e Krimesë, shkruan gazetasi.al.

Nga na tjetër, Zelenski, ka hapur mundësinë që zgjedhjet në Ukrainë të mbahen në vitin 2024, me kusht që të gjenden para.

Presidenti ukrainas ka shpjeguar se nuk ka ndërmend të ndajë paratë e parashikuara për armë për procesin zgjedhor.

“Ne po mbrojmë demokracinë dhe tokën tonë dhe njerëzit flasin për zgjedhje. Ka një proces politik. Nuk mund të ndalohet”, thotë Zelenski, duke kujtuar se zgjedhjet janë mbajtur edhe në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Me ligjin ushtarak në fuqi, zgjedhjet nuk mund të mbaheshin në Ukrainë, por “nëse parlamentarët tanë janë gati, ne duhet të ndryshojmë kodin zgjedhor, duhet ta bëjmë shpejt”, tha Zelenski.

“Ne duhet të nxjerrim vëzhgues në terren, në mënyrë që të kemi zgjedhje legjitime, të cilat janë legjitime për të gjithë botën”, – shtoi ai.

Të ngjashme