Lajme
Zelensky bisedon me Mila Kunis e Ashton Kutcher: Jeni frymëzim
Demokracia
07:56 | 21 Mars 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky foli personalisht, me video, me Mila Kunis dhe Ashton Kutcher për t`i falenderuar për ndihmën e dhënë për Ukrainën.

Mila Kunis, e lindur në Ukrainë dhe bashkëshorti i saj, aktori Ashton Kutcher mblodhën rreth 35 milionë dollarëve për të mbështetur refugjatët që ikin nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.

Rreth 3.2 milionë njerëz, sipas të dhënave më të fundit të Kombeve të Bashkuara, kanë ikur nga Ukraina që prej fillimit të luftës.

Çifti i aktorëve krijuan një llogari në GoFundMe më 3 mars për të financuar kompanitë me bazë në San Francisko Flexport dhe Airbnb. Flexport është një kompani transporti mallrash që sjell furnizime për refugjatët në të gjithë Evropën dhe Airbnb po u siguron refugjatëve strehim falas.

Zelensky postoi më pas foton nga biseda duke shkruar: “Mirënjohës për mbështetjen e tyre. Të impresionuar nga vendosmëria e tyre. Ata frymëzojnë botën. #StandWithUkraine.”

Të ngjashme