Lajme
Zelenskiy – rusëve: Askush nuk i merr kufomat e ushtarëve tuaj
Demokracia
14:42 | 20 Mars 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy u tha rusëve se trupat e ushtarëve të tyre janë të shtrirë në fushat e betejës në Ukrainë dhe se askush nuk po i merr.

Zelensky në një video mesazh të dielën në mengjes tha se 14 mijë rusë janë vrarë gjatë luftimeve për pushimin e Ukrainës.

“Në vatrat e luftimeve veçanërisht të vështira, linjat e para të mbrojtjes sonë janë përmbytur me kufomat e ushtarëve rusë”, tha ai.

“Dhe ato trupa, ato trupa, askush nuk i merr”, tha Zelensky.

Zelenskiy tha se dëshiron t’iu tregojë qytetarëve rusë se çfarë po ndodh.

Të ngjashme