Lajme
Zëdhënësi i VV-së linçon gazetarët që bojkotuan konferencën e Hajdarit: I ka prekur në damarë të krimit
Demokracia
16:13 | 01 Gusht 2023

Share:

Ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdarit, i ka ardhur një përkrahje e madhe në këtë situatë të vështirë.

Ka qenë zëdhëënsi i VV-së, Arlind Manxhuka, që me ballin lart e kurrizin drejt i ka linçuar mediat që bojkotuan konferencën e Hajdarit.

Ai ka thënë se Hajdari “i ka prekur në damarë të krimit, andaj reagojnë”.

“I ka prekur në damare të krimit, andaj reagojnë. Me ministren Hajdari”, ka shkruar ai.

Një koment i zakonshëm për zëdhënësin e partisë në pushtet që nuk e ka thënë asnjë fjalë për aferën Vaji, ku u paguan 300 mijë euro e vaji nuk erdhi.

Të ngjashme