Lajme
Zëdhënësi i Kurtit | Në Facebook e bën të fortin, në korridor i lutet gazetarëve të kthehen
Demokracia
14:08 | 25 Janar 2023

Share:

Gazetarët e mediave në Kosovë, pas 40 minutave pritjeje kanë bojkotuar konferencën e ministrave Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci.

Por, zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu, i cili prej ardhjes së tij në këtë pozitë tepër rrallë u përgjigjet gazetarëve, i ka dhënë vetes të drejtë që të sulmojë mediat, duke thënë se interesi i publikut nuk u vu në vend të parë.

“Shprehim keqardhje për atë që ndodhi sot. Vonesat në fillimin e konferencës për media ishin të arsyeshme meqë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kishte një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar. Mbajtja e konferencës pas mbledhjes së Qeverisë ishte paralajmëruar paraprakisht. Me gjithë konsideratën për punëtorët e medieve që ishin prezent në ndërtesën e Qeverisë, besoj shumë që kjo situatë ka mundur të shmanget. Konferencat për media pas mbledhjes së Qeverisë janë me interes për publikun. Sot nuk pati konferencë për media sepse interesi publik nuk u vendos në rend të parë.”, ka shkruar ai.

Por pak pas statusit ku bënte të fortin atij i doli videoja duke i lutur gazetarët që të kthehen dhe ta përcjellin konferencë.

Ai u tha gazetarëve që kjo nuk do të ndodhë më.

“Kthehuni kësaj here, përcjellni ministrin çfarë ka për të thënë, nuk besoj që do të ndodhë më herave të tjera… a mundem me ua kërku si favor kësaj radhe”, ka thënë Kryeziu.

Ndërkaq gjatë këtij diskutimi ministri Murati shihet vetëm duke qeshur me ngjarjen që është duke ndodhur.

Paraprakisht, askush nga qeveria nuk njoftoi se do të ketë vonesa, por pasi i panë mediat te dalin, u arsyetuan se ka pasur edhe një mbledhje të brendshme të ministrave, pas mbledhjes së rregull.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

sp;

Të ngjashme