Lajme
Zëdhënësi i AAK-së i përgjigjet Ferajt: Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaq shumë UÇK-në
Demokracia
13:28 | 26 Shtator 2022

Share:

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj këshilltarit të Kurtit, Hysamedin Feraj.

Blaka ka deklaruar se “Feraj s’ka qenë i rrezikuar as të burgoset e as të vritet. Në kohën kur shqiptarët burgoseshin, luftonin e vriteshin ai ishte nëpër skuta”.

Blaka ka shkruar në Facebook se Feraj “Gjithherë besnik ndaj Serbisë, gjithherë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj të shenjtë, gjithherë duke pëllitur për interesat e Serbisë”.

“Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaq shumë UÇK-në, krenarinë e kombit tonë”, ka shkruar Blaka.

Zëdhënësi i AAK-së ka ripërsëritur pyetjen se “sa të ish të burgosur në Jugosllavi kanë dhënë konferenca për media? Vetëm një”, është përgjigjur vet ai.

“Sa i përket të rënëve, ata janë krenaria jonë, ndërgjegja jonë kombëtare”, ka përfunduar Blaka.

Ndryshe, nuk është hera e parë që Hysamedin Feraj ka ofenduar krerët e UÇK-së, përfshirë edhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Feraj s’ka qenë i rrezikuar as të burgoset e as të vritet. Në kohën kur shqiptarët burgoseshin, luftonin e vriteshin ai ishte nëpër skuta.

Gjithëherë besnik ndaj Serbisë, gjithëherë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj të shenjtë, gjithëherë duke pëllitur për interesat e Serbisë.

Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaç shumë UÇK-në, krenarinë e kombit tonë.

Sa i përket të burgosurve, prapë e shtrojmë pyetjen: sa të ish të burgosur në Jugosllavi kanë dhënë konferenca për media? Vetëm një.

Sa i përket të rënëve, ata janë krenaria jonë, ndërgjegja jonë kombëtare.

Të ngjashme