ShowBiz
FOTO| Zbulohet ish- i dashuri i Gresa Hotit
Demokracia
23:01 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Modelja e njohur, Gresa Hoti nga 5 dhjetori iu bashkua banorëve të tjerë të shtëpisë më të famshme të momentit në Kosovë, “Big Brother VIP Kosova”.

Ditë më parë kemi parë një afermitet mes Gresës dhe reperit Stresi brenda hapësirave të BBVK-së, megjithatë nuk zgjati shumë.

Pasi Stresi ftoi në darkën romantike, Gresës ia beri të ‘qartë’ se është i interesuar ta ketë vetëm shoqe, e kjo gjë duket se Gresën e ‘lëndoj’ paksa duke ftohur raportet me të dhe të kaloj në krahët e banorit tjetër Andi Artanit.

Gjatë një ditë teksa po bisedonte me banoret e tjetër brenda shtëpisë për lidhjet e dashurisë, Gresa u shpreh se ka pasur vetëm një lidhje, por personin me te cilin kishte qenë në lidhje nuk e tregoj.

Sipas disa fotove të publikuara zbulohet se Gresa në të kaluarën ishte në lidhje dashurie me menaxherin e njohur të artistëve, Faton Shoshi.


Të ngjashme