Sport
Zbulohet formacioni i “frikshëm” i Francës para derbit me Gjermaninë
Demokracia
18:18 | 14 Qershor 2021

Share:

“Finalja para finales” do të zhvillohet ditën e martë në kuadër të Grupit F ndërmjet Kombëtares së Francës dhe asaj të Gjermanisë.

Kjo sfidë është derbi i grupit, por edhe dy kandidatëve potencial për të triumfuar në këtë Kampionat Evropian “Euro2020”, shkruan Demokracia.com.

Mediumi francez “RMC Sport” ka zbuluar një ditë para lojës formacionin e “frikshëm” të “Gjelave” për përballjen me Gjermaninë.

Në këtë 11-she të mbushur me plotë yje të futbollit nuk ka si të mungonte një treshe fantastike e sulmit në krye me Karim Benzeman, Mbappen e Griezmannin.

Në mesfushën franceze pritet të jenë Pogba, Rabiot e i palodhuri, Kante.

Faza defanzive e mbrojtjes së kampionëve në fuqi të botës kryesohet nga Varane, Kimpembe, Hernandez e Pavard.

Ndërkohë që “gardian” i portës është i pazëvendësueshmi, Hugo Lloris.

Përballja e zjarrtë ndërmjet Francës dhe Gjermanisë zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00. /Demokracia.com

 

Të ngjashme