Sport
Zbulohet dobësia më e madhe e Barcelonës këtë sezon – pothuajse i kushtoi me pikë ndaj Betisit
Demokracia
18:18 | 22 Janar 2024

Share:

Barcelona dukej e destinuar të merrte një fitore të lehtë ndaj Real Betisit të dielën kur Ferran Torres shënoi dy gola në 48 minutat e parë të takimit.

Por, gjërat u përmbysen shpejtë në 20 minutat në vazhdim, pasi Barcelona pësoi dy gola brenda tre minutave, duke i dhënë një fund të zjarrtë ndeshjes.

Blaugranasit shfaqën dobësi të mëdha në fazën e mbrojtjes, teksa në minutën e katërt, vija e tyre e mbrojtjes u ekspozua nga një pasim fantastik i Iscos në drejtim të Luis Henriques.

Pozicionimi i dobët i mbrojtjes, pothuajse i kushtoi me pikë të vlefshme teknikut spanjoll Xavi.

Isco me një pasim të thjeshtë huton të gjithë mbrojtësit e Barcelonës, ata ishin me fat që Henrique u mundua ta parabolojë portierin.

Një tjetër gabim i mbrojtjes së Barcelonës, bën që Isco të shënojë golin e barazimit duke e mposhtur me një prekje të thjeshtë Inaki Penan.

Portieri i Barcelonës dukej i pasigurtë gjatë tërë ndeshjes. A e keni vërejtur se ai ishte gjithashtu fajtor kur grushtoi topin në drejtim të Iscos tek goli i parë?

Ja ku është një formacion që tregon pozitat ku Barcelona ka shfaqur dobësi në fitoren ndaj Betisit:

Të ngjashme