Lajme
Zbulohet arsya pse kryeministri i Britanisë nuk do të marrë pjesë në funeralin e Princit Philip
Demokracia
10:14 | 11 Prill 2021

Share:

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë ne funeralin e Dukës së Edinburgut që do të mbahet pas një jave.

Vendimi i kreut të qeverisë britanike ka si qëllim që të lejojë më shumë anëtarë të familjes mbretërore të jenë pjesë e kësaj ceremonie, duke qenë se për shkak të rregullave kundër pandemisë në funeral do të marrin pjesë vetëm 30 persona.

“Si rezultat i rregulloreve të koronavirus, vetëm 30 njerëz mund të marrin pjesë në varrimin e Princit Philip, Duka i Edinburgut,” thuhet në deklaratën e zyres së kryeministrit.

Të pranishëm në ceremoninë mortore që do të mbahet në St George’s Chapel në Windsor pritet të jenë fëmijët e Dukës, nipërit si dhe familjarë të tjerë të ngushtë, ndërsa publikut i është kërkuar të qëndrojë larg.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Princi i Uellsit, Charles tha se do t’i mungojë shumë babai i tij. Ai gjithashtu falënderoi të gjithë ata që iu kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira.

Kujtojmë se Princi Philip ndërroi jetë të premten në kështjellën e Windsor në moshën 99 vjeçare.

Ndërsa funerali do të mbahet fundjavën e ardhshme, për të cilin Buckingham Palace thotë se vullneti i Dukës ishte që ai të përshtatej në zbatim të masave anti-COVID./Demokracia.com/

Të ngjashme