Lajme
Zbardhet logoja dhe agjenda shtetërore për 13-vjetorin e Pavarësisë
Demokracia
13:06 | 15 Shkurt 2021

Share:

Presidenca e Kosovës ka publikuar agjendën me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Më 17 shkurt, Kosova shënon përvjetorin e 13-të të Pavarësisë. Në nder të kësaj dite janë planifikuar shumë aktivitete, shkruan Demokracia.com.

Përmes një njoftimi, Presidenca ka bërë të ditur se, aktivitetet shtetërorë nisin në orën 08:00 me ngritjen e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, mirëpo sipas njoftimit, në këtë përvjetor nuk do të ketë parakalim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas kësaj në orën 09:00 do të kryhen homazhe te varri i Presidentit Rugova. Homazhe do të ketë edhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

Ndërkaq pritja shtetërore për 13-vjetorin e pavarësisë do të mbahet në orën 18:00 dhe organizohet nën patronatin e u.d Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, udhëzohen që në orën e parë të mësimit, në datën 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e dërguar.

Kjo është agjenda e plotë:

Agjenda shtetërore e aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

17 Shkurt 2021

08:00

Ngritja Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së

(Të pranishëm u.d. Presidentja Osmani, Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe KOMFSK)

Vendi: Oborri i ZKM-së

09:00

Homazhe te varri i Presidentit Rugova

(Vendosje kurorash me lule nga liderët shtetëror)

Vendi: Velani – Prishtinë

10:00

Homazhe në KompleksinMemorial Adem Jashari në Prekaz

(Vendosje kurorash me lule nga liderët shtetëror)

Vendi: Prekaz – Skenderaj

10:00

Homazhe tek varrezat e dëshmorëve nëpër komunat e Kosovës

(Vetëm për autoritet komunale : Vendosje buqetash me lule nga autoritetet komunale )

12:00

Manifestimi qendror në Forcën e Sigurisë së Kosovës

(Pjesëmarrja e u.d. Presidentes së Republikës së Kosovës, SH.S.ZNJ. Vjosa Osmani dhe Kryeministrit në Detyrë Sh.T.Z. Avdullah Hoti)

Vendi: Kazerma “Adem Jashari”-Prishtinë

13:00

Ekspozita “ Jeta dhe vepra e Sali Çekut”

Vendi: Muzeu Kombëtar i Kosovës

14:00

Ndarja e çmimeve vjetore për letërsi

Vendi: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

18:00

Pritja shtetërore për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës (Pritje organizohet nën Patronatin e u.d. Presidentes së Kosovës, SH.S. Vjosa Osmani)

Vendi: Golden Imperial – Veternik , Prishtine

20:00 Koncerti recital i këngëtarit Ilir Shaqiri Vendi: Klan Kosova – Prishtine

( Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës Z.Avdullah Hoti )

Agjenda e aktiviteteve në komunat e Republikës së Kosovës:

1.Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, udhëzohen që në orën e parë të mësimit, në datën 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

2.Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës.

Agjenda e aktiviteteve kulturore dhe sportive

15 Shkurt 2021

Shfaqja e filmit

17:00-19:00

‘Nëntor i Ftohtë’ nga Ismet Sijarina

Vendi : Kino ABC

16 Shkurt 2021

11:00 Ekspozitë e fotografisë së reporterit Asllan Krasniqi

Vendi: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani“- Prishtinë

12:00 Loja e veteranëve të futbollit Kosovë – Shqipëri

Vendi: Stadiumi Fadil Vokrri – Prishtinë

17:00 Koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”

Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë

17:00-19:00

Shfaqja e filmit

‘Babai’ nga Visar Morina

Vendi : Kino ABC

19:00

Koncert festiv i Filarmonisë së Kosovës

Vendi: Salla e kuqe “Pallati i rinisë dhe sporteve” – Prishtinë

17 Shkurt 2021

10:00

Gara e Pavarësisë- Federata e Gjimnastikës

Vendi: Prishtinë

10:00

Turniri i Pavarësisë-Federata e Mundjes Vendi: Hani i Elezit

10:00 Turniri i Pavarësisë- Federata e Ping-Pongut

Vendi: Prishtinë

11:00 Vrapimi i Pavarësisë- Federata Atletike

Vendi: Viti

17:00-19:00

Shfaqja e filmit ‘Zana’ nga Antoneta Kastrati

Vendi: Kino ABC

19:00 Premierë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, shfaqja “Pamje revolucioni”, regjia Kaltërim Balaj

Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë

18 shkurt 2021

19:00 Shfaqja e Baletit Kombëtar të Kosovës “Exil”

Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë

Të ngjashme