Lajme
Zana Avdiu: Tezja ime po lufton me vdekjen, nuk ka shtretër në Intensivë
Demokracia
14:44 | 29 Korrik 2023

Share:

Aktivistja Zana Avdiu ka njoftuar se një familjare e saj po lufton me vdekjen në QKUK, për shkak se nuk ka shtretër në Intensivë.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se tezja e saj është operuar, dhe tani, është rekomanduar që të dërgohet në Intensivë.

“Intensiva nuk po e pranon, sepse po thote qe nuk ka shtreter. Pra, ne QKUK, mund te vdesesh sepse nuk ka SHTRETER!” – ka shkruar tutje ajo.

Postimi i plotë:

Tezja ime po lufton me vdekjen ne QKUK. Mjeket te cilet e kane operu, dhe e kane pas ne kujdes deri tash, po thone se duhet te cohet ne intensive.

Intensiva nuk po e pranon, sepse po thote qe nuk ka shtreter.

Pra, ne QKUK, mund te vdesesh sepse nuk ka SHTRETER!

Qytetaret e Kosoves, nuk i gezojne as gjanat ma bazike, as per mbijetese.. e lere me per jetese!

Të ngjashme