Auto&Tech
YouTube vjen me një karakteristikë të re
Demokracia
18:47 | 23 Mars 2021

Share:

YouTube do të zbulojë artikujt e treguar në video dhe do të gjenerojë një listë të produkteve të ngjashme për të blerë.

Sugjerimet e automatizuara do të shfaqen ndërsa shikuesit lëvizin në platformë, transmeton Demokracia.com

Teknologjia do t’u lejojë përdoruesve të identifikojnë produktet që shfaqen në video dhe të kërkojnë përmbajtje të ngjashme në faqen e videos.

Karakteristika aktualisht është duke u testuar në disa përdorues vetëm në SHBA, por ekspertët thonë se kjo mund të sjellë ndryshime “të mëdha” në industrinë e reklamave.

“Ne jemi duke eksperimentuar me një veçori të re që tregon një listë të produkteve të zbuluara në disa video, si dhe produkte të lidhura me to”, tha YouTube.

“Qëllimi është të ndihmojmë njerëzit të eksplorojnë më shumë video dhe informacione rreth atyre produkteve në YouTube”./Demokracia.com

Të ngjashme