Auto&Tech
YouTube bllokon median shtetërore ruse RT në Ukrainë – pezullon mundësinë që ajo të fitojë para globalisht
Demokracia
21:56 | 26 Shkurt 2022

Share:

YouTube ka bllokuar median shtetërore ruse RT në Ukrainë dhe ka pezulluar mundësinë e saj për të fituar para nga përmbajtja e saj në platformë globalisht, tha të shtunën gjigandi i videove.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lëvizja për të kufizuar RT dhe disa kanale të tjera ruse vjen pasi qeveria ukrainase i kërkoi YouTube të ndërpresë qasjen nga brenda vendit, tha YouTube për CNN.

Në një deklaratë, zëdhënësi i YouTube, Ivy Choi përmendi “rrethana të jashtëzakonshme në Ukrainë” për hapat e kompanisë.

“Në dritën e rrethanave të jashtëzakonshme në Ukrainë, ne po ndërmarrim një sërë veprimesh”, ka thënë Choi.

“Ne po ndalojmë aftësinë e një numri kanalesh për të fituar para në YouTube, duke përfshirë disa kanale ruse të lidhura me sanksionet e fundit. Ne do të kufizojmë ndjeshëm rekomandimet për këto kanale”.

“Dhe në përgjigje të një kërkese të qeverisë, ne kemi kufizuar qasjen në RT dhe një numër kanalesh të tjera në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimet e reja dhe mund të ndërmarrim veprime të mëtejshme”.

YouTube tha gjithashtu se ditët e fundit, ka hequr qindra kanale dhe mijëra video që shkelnin politikat e platformës, mes tyre një numër kanalesh që kompania tha se ishin përfshirë në mashtrime të koordinuara

Të ngjashme